Kosova U19 (vajzat) merr pjesë në kualifikimet për Evropian, kjo është lista e futbollisteve

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Përzgjedhësja e Kosovës U19, Albina Rrahmani, e ka publikuar listën e Dardaneve të reja, të cilat janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian U19 të vajzave.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Gjibraltar, ku do të zhvillojnë tri ndeshje më 2, 5 dhe 8 prill.

Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Victoria” dhe kundërshtarët e Kosovës do të jenë Gjibraltari, Luksemburgu dhe Izraeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *