Kosova U15 pëson humbje nga Estonia

Kombëtarja e Kosovës për vajza U15 pësoi humbje në ndeshjen e fundit në kuadër të turneut “UEFA Development” që u zhvillua në Tiranë. Ndonëse kishin epërsi prej dy golash dhe ishin në rrugë të mirë për ta realizuar fitoren e tretë në këtë turne, Dardanet e reja në fund e shpërdoruan këtë epërsi, duke ia lejuar kundërshtareve që t’i gëzohen fitores. Kosova kaloi në epërsi me golin e Leona Malokut, nga penalltia në minutën e 36-të. Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Dardanet, të cilat vetëm pas një minute e dyfishuan epërsinë me golin e Leona Tovërlanit. Megjithatë, këndellja e estoneve nisi në minutën e 68-të kur Elizabeth Eberg shënoi pas një goditje këndi. Puna u vështirësua kur Kosova mbeti me një lojtare më pak në fushë. Eberg shënoi sërish pas shtatë minutash, derisa golin e fitores për estonet e realizoi Nele Kalling, në minutën e 80-të.Në dy ndeshjet e para, Kosova fitoi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Kombëtares U15 është formuar para pak javësh dhe paraqitja në këtë turne jep shpresa për një gjeneratë të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *