February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 12, 2026

Kosova në Grupin B3 të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s, i cili do të nisë në muajin shtator. Në shortin e hedhur në Bruksel për Ligën B, Kosova është vendosur në Grupin B3, së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Dardanët janë përballur edhe më herët me Izraelin, derisa ndeshjet me Austrinë dhe Republikën e Irlandës do të jenë përballjet e para në histori. Në veçanti, ndeshjet ndaj Austrisë pritet të jenë të veçanta, pasi përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda e ka drejtuar më parë këtë kombëtare.

Në ceremoninë e shortit në Bruksel ishte i pranishëm edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me presidentin Agim Ademi e përzgjedhësin Franco Foda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *