Kosova e mban sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

Kombëtarja e Kosovës në Futboll gjatë ditës së sotme pritet të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes që e zhvillon nesër mbrëma përballë Qipros.
Në këtë ndeshje, Kosova vjen e motivuar pas fitores ndaj Lituanisë në udhëtim me rezultat 2:1 dhe pas fitores paraprake 4:0 ndaj Qipros në muajin e kaluar.
Po ashtu është bërë e ditur se ora 16:15 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbajë konferencë për shtyp selektori Foda, kurse stërvitja e Kosovës do të nisë prej orës 17:00
Ndërkaq, konferenca për media e Kombëtares së Qipros do të nisë në orën 18:00, kurse stërvitja e qipriotëve do të nisë në orën 18:30, gjithashtu në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja midis Kosovës dhe Qipros nisën në orën 20:45.