Kosova do jetë në grupin me katër ekipe në para-kualifikimet e Kupës së Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit dhejtor do të mësojë kundërshtarët e saj për para-kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Siç mësohet, ekipi i Franco Foda-s do të jetë në grup me vetëm tre kundërshtarë.
Katër grupet për këto para-kualifikime do t’i kenë nga pesë shtete, kurse tri grupe do jenë nga katër – duke përfshi këtu edhe grupin ku do jetë Kosova.
Gjithashtu Kosovës i largohen gjashtë kundërshtarë të mundshëm: Suedia, Uellsi, Rumania, Polonia, Norvegjia dhe Çekia.
Kujtojmë që Kosova është në vazon e katërt.