Kompany e konfirmon mungesën e Jamal Musialas në derbin e javës në Bundesliga

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala, nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme të Bayern Munchen-it.
Musiala u lëndua ditë më parë dhe mungoi në dy ndeshjet e Gjermanisë në UEFA Nations League.
Trajneri belg i klubit “bavarez”, Vincent Kompany ka konfirmuar mungesën e futbollistit për ndeshjen e nesërme ndaj Stuttgartit.
“Jamal Musiala nuk do të jetë në dispozicion nesër. Ai ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që ka pasur”, ka thënë Kompany në një konferencë shtypi para ndeshjes së nesërme.
Kujtojmë se ndeshja ndaj Stuttgartit zhvillohet nesër (e shtunë) në Allianz Arena nga ora 18:30.