February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Komisioni i Garave refuzon ankesën e Prishtinës së Re, ndeshja me Drenicën regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka vendosur sot lidhur me ankesën e klubit FC Prishtina e Re për ndeshjen e javës së 12-të të Albi Mall Superligës, kundër FC Drenicës, e zhvilluar më 2 nëntor në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Sipas vendimit të Komisionit, ankesa e Prishtinës së Re, e cila pretendonte se Drenica kishte aktivizuar në mënyrë të parregullt lojtarin Altin Vojvoda, refuzohet si e pabazuar. Komisioni vuri në dukje se nga verifikimi i të dhënave në sistemin zyrtar My FFK, lojtari Vojvoda rezulton i regjistruar për FC Drenica për edicionin 2025/2026 dhe ka qenë pjesë e protokollit zyrtar të ndeshjes me numër fanelle 11.

“Komisioni i Garave, pasi ka shqyrtuar të dhënat zyrtare nga sistemi MyFFK, ka konstatuar se: Lojtari Altin Vojvoda, me ID: 5002365, figuron i regjistruar për klubin FC Drenica, për edicionin garues 2025/2026 në sistemin zyrtar të FFK-së- My FFK; Nga verifikimi i protokollit zyrtar të ndeshjes në sistemin My FFK, rezulton se lojtari Altin Vojvoda është i evidentuar në listën zyrtare të lojtarëve të FC Drenica për atë ndeshje, me numër të fanellës 11. Pra, në bazë të këtyre të dhënave zyrtare pretendimi i klubit ankues nuk gjen mbështetje faktike”, thuhet në vendimin e Komisionit, duke u mbështetur në nenet 46 dhe 47 të Rregullores së Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Në përfundim, ndeshja ndërmjet FC Prishtina e Re dhe FC Drenica regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *