May 19, 2025

Kombëtarja e Veteranëve të Kosovës shkëlqen në Istog – fituese e turneut ndërkombëtar

Istogu ishte mikpritës i një turneu miqësor me karakter ndërkombëtar, ku morën pjesë tri skuadra prestigjioze: Kombëtarja e Veteranëve të Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Diasporës shqiptare nga Belgjika. Ky aktivitet u organizua me qëllim forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare si dhe promovimin e vlerave sportive dhe shoqërore përmes futbollit të veteranëve.

Kombëtarja e Veteranëve të Kosovës dha një paraqitje mbresëlënëse, duke triumfuar në të dy ndeshjet dhe duke siguruar vendin e parë në këtë turne.

Në sfidën e parë, veteranët e Kosovës dominuan ndaj përfaqësueses së Diasporës nga Belgjika, duke fituar bindshëm me rezultat 3:0. Më pas, në përballjen kundër Kombëtares së Shqipërisë, ata vazhduan me formën e shkëlqyer, duke shënuar fitore tjetër të thellë, kësaj radhe me rezultat 4:1, për të kurorëzuar kështu fitoren e merituar në turne.

Me këtë rast, kryetari i Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës, Enes Shosholli, u shpreh falënderues për mikpritjen në Istog dhe vlerësoi lartë rëndësinë e bashkëpunimit mes komuniteteve shqiptare:

“Ky turnir dëshmoi edhe një herë se futbolli i veteranëve është një urë e fortë lidhëse mes shqiptarëve kudo që janë. Jam krenar për paraqitjen dinjitoze të kombëtares sonë dhe për frymën vëllazërore që e karakterizoi këtë ngjarje”, tha ai.

Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës vazhdon të jetë një faktor aktiv në organizimin dhe pjesëmarrjen në turne ndërkombëtare, duke e ngritur gjithnjë e më lart futbollin e veteranëve dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare me këtë kategori, e cila i ka dhënë shumë futbollit kosovar nëpër dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *