Koke i ashpër me bashkëlojtarët: Kush nuk vrapon, le të ikë nga këtu!

Kapiteni i Atlético de Madrid, Koke ishte shumë kritik ndaj bashkëlojtarëve të tij në barazimin ndaj Vallecanos.
Koke ka thënë se kush nuk vrapon, është më mirë të ikë nga skuadra.
“Na ka munguar gjithçka. Në pjesën e dytë ishim më mirë se në të parën. Por lojtarët duhet ta dinë se për të fituar, duhet mund. Kush nuk dëshiron të vrapojë, më mirë të ikë nga këtu. Ne e dimë historinë e vitit të kaluar dhe duhet të mësojmë”, ka thënë Koke.