KOK-u hesht për skandalin në taekwondo

Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim me rastin e skandalit të paraqitur nga trajneri i taekwondos,  Valmir Fetiu goditi garuesen e tij i cili bëri buj edhe në mediat ndërkombëtare.

KOK-u ka befasuar që ka heshtur duke e ‘fshehur’ në njëfarë forme këtë skandal, ku reagoj edhe federata ndërkombëtare e taekwondos kur e suspendoj për gjashtë muaj trajnerin kosovar.

Gazetari i njohur, Kemajl Goca ka reaguar në këtë situatë duke kërkuar sqarim se pse nuk kemi asnjë reagim nga KOK-u.

“Heshtja e KOK-ut!

Asnjë reagim nga Komiteti Olimpik I Kosovës me rastin e dhunës ne taekwondo të paktën deri me tash.

Po të isha në vend të juaj sot do të jepja dorëheqja të  paktën moralisht nga bordi I KOK-ut.

 Këtu kërkoj ndjesë për Shqipen që nuk është në këtē botë.

Ju heshtni si bord i KOK-ut. Pirolla ju qoftë.

Po me vjen marre e po skuqem që ju ende nuk reaguat….Bravo”, ka shkruar gazetari Kemajl Goca. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *