Klubi norvegjez interesohet për Dakun

Skuadra elitare e Norvegjisë, Vikingu ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Mirlind Daku. Mediumet norvegjeze kanë raportuar të hënën se Vikingu ka kohë që po e monitoron Dakun, të cilin po e sheh si përforcim të rëndësishëm për sulmin në sezonin e ri.
Edicioni i ri në Norvegji nuk starton deri në muajin prill, ndërsa Vikingu po kërkon një sulmues sikurse Daku, i cili garanton gola. Daku edhe këtë sezon ka vazhduar më formën e mirë te Mura në Slloveni, ekip te i cili është huazuar nga Osijeku i Kroacisë.
Ai ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje të luajtura për Muran në të gjitha garat. Daku ka kontratë me Osijekun deri në vitin 2024, ndërsa Mura ka opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit aktual