Klinsmann: Deklarata ime për Iranin u nxor nga konteksti

Ish-futbollisti gjerman Jurgen Klinsmann thotë se do të telefonojë trajnerin iranian Carlos Queiroz, pasi u kritikua për komentet e tij rreth “kulturës” iraniane gjatë fitores 2-0 ndaj Uellsit, duke bërë që Federata e Futbollit e Iranit t’i kërkojë zyrtarisht FIFA-s që ta shkarkojë atë nga grupi teknik për Kupën e Botës në Katar.

Queiroz u zemërua pasi Klinsmann si analist në “BBC”, gjykoi se iranianët “ia punuan” arbitrit dhe se luajtën padrejtësisht, por se ‘edhe kjo ishte pjesë e kulturës së tyre’.

Klinsmann beson se ky është një keqinterpretim i deklaratës së tij.

“Kishte gjëra që vërtet ishin nxjerrë jashtë kontekstit. Do të përpiqem të flas me të sot për t’i qetësuar gjërat. Asnjëherë nuk e kam kritikuar Carlosin, as bankinën iraniane. Disa madje menduan se po kritikoja arbitrin sepse ai nuk bëri asgjë për atë që po ndodhte në bankinë. Unë thjesht po e shpjegoja operacionin e tyre emocional, që në fakt është diçka që ne mund ta admirojmë në një farë mënyre. E gjithë bankina e luan ndeshjen, ata kërcejnë, dhe Carlos është një trajner emocional, i cili vazhdimisht përpiqet të përcjellë ide dhe energji te lojtarët e tij”, thotë Klinsmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *