Kjo Gironë s’ka të ndalur, mposht Barcelonën

Girona është rikthyer në krye të Primera Division, pasi në xhiron e 16-të ka festuar bindshëm në derbin katalanas në “Monjuc”, ndaj Barcelonës me rezultat 4:2. Sonte për herë të parë në histori, Girona ka arritur të festojë në duelet me Barcelonën.
Trajneri i Gironas, Mitchell, taktikisht e mposhti Xavi, i cili i përgatiti dobët lojtarët e tij për këtë ndeshje. Girona zbuloi dobësitë në mbrojtje të Joao Cancelo dhe Gilles Cunde.
Barcelona kishte më shumë goditje në portë, por shumicën e kohës ato goditje ishin të pasakta ose shkonin direkt në Gazzaniga.
Dovbik shënoi golin e parë të ndeshjes, Levandovski barazoi dhe Girona u largua në pjesën e parë me avantazh falë golit të Gutierrez.
Në pjesën e dytë Valeri e rriti rezultatin në 1:3 dhe shpresa e Barçës u rrit nga goli i Gundogan në minutën e 91-të. Megjithatë, tre minuta më vonë veterani Stuani shënoi rezultatin përfundimtar.
Djirna është lider me 41 pikë, dy më shumë se Reali dhe shtatë më shumë se Atlético Madrid (kanë një ndeshje më pak) dhe Barcelona.