Kjo është lista e Fodës për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Qipros

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros. Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga nevoja dhe rrethanat gjatë këtij grumbullimi ata do të mund të përfshihen në kombëtare.
Dardanët i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në Hajvali. Ndërkaq, në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *