KG inicion rast disiplinor për Lirinë pasi tifozët e saj sulmuan futbollistët e Vëllaznimit

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 25.02.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 21-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 21-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të ndeshjes Ballkani – Feronikeli 74 (shqyrtim i ankesës së FC Ballkani) si dhe Rilindja 1974 –Istogu që është zhvilluar sot.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID 037201M83. Motivi: Në minutën e 80 të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes pas një vendimi të tyre. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj – Prishtina.
Ndaj: Lojtarit të FC ”Prishtina”, Leonat Vitija nr fanelle 3 dhe nr ID 002368M00. Motivi: Në minutën e 3-të të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit duke mohuar mundësi për shënim lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Prishtina.
Ndaj: Përfaqësuesit për siguri të FC ”Ferizaj”, Herton Hoxha nr ID 028980M76. Motivi: Në minutën e 3-të të ndeshjes reagon dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Ferizaj-Prishtina.
Ndaj: Mjekut të FC ” Feronikeli 74 ”, Besim Bytyqi nr ID 006749M78. Motivi : Në minutën e 50-të të ndeshjes, gjatë dhënjës së ndihmës së lojtarit të Fc Feronikeli 74, ofendon lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Feronikeli 74.
Ndaj: Nd/ Trajnerit të FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Motivi : Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria -Vllaznimi.
Ndaj: FC ” Liria ”. Motivi : Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “ Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi.
Ndaj: Lojtarit të FC ” Mitrovica ”,nr fanellës 27 Taulant Avdyli nr ID 000895M98. Motivi: Në minutën 90+ fyen, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica.
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Mitrovica”, Arben Ujkani nr ID 005744M01. Motivi : Pas përfundimit të ndeshjes, në lokalet zyrtare ofendon dhe kërcënon stafin e gjyqtarëve në prani të personave zyrtar të të dyja klubeve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Mitrovica.
Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”KEK”-ut, Enis Nasufi nr ID 011385M80. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, duke u përshëndetur me lojtarë i afrohet gjyqtarit kryesor e ofendon me fjalë shumë të rënda me çka e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – KEK-u.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 25.02.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.