Kërkoi shtyrjen e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm, Premier Liga refuzon kërkesën e Cityt

Manchester City ka marr një goditje nga Premier Liga.
Kampioni i Anglisë ka kërkuar shtyerjen e ndeshjeve të para të sezonit 2025/26, për shkak të angazhimeve në Kupën e Botës për Klube, por kjo u refuzua.
Kështu ka bërë të ditur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Nuk e di nëse do të luajmë më shumë ndeshje sesa viti i trefishtë (2022-23)… ndoshta do të luajmë më pak ndeshje.
Premier League nuk na ka lejuar të shtyjmë dy ndeshjet e para për rikuperimin tonë. Faleminderit shumë. Ata nuk i shtyjnë këto ndeshje që të jetë momenti, oh, çfarë duhet të bëjmë?”, ka deklaruar Guardiola.
City dhe Chelsea janë dy klubet angleze që janë kualifikuar në Kupën e Botës së Klubeve të zgjeruar njëmujore që do të nisë më 15 qershor të vitit të ardhshëm, derisa sezoni i ri në Premierligën angleze nis në muajin gusht.