May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 3, 2025

Kërkohet nga Barcelona, City dhe Liverpool, Kimmich merr vendimin për sezonin 2025

Barcelona, Manchester City, Liverpool dhe PSG. Këto janë katër klubet që kanë interes për mesfushorin e kombëtares gjermane, Joshua Kimmich.

Gjermani, sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ka qenë i tunduar prej disa muajsh për t’u larguar nga Bayern. Ai mendonte se klubi bavarez nuk e fiton dot Champions League dhe ky ishte një argument për të mos rinovuar.

Gjërat kanë ndryshuar. Kimmich ka marrë një ofertë konkrete nga Bayern dhe është gati të hedhë firmën. Atij i është garantuar se do të jetë në qendër të projektit, bashkë me Musialën.

E ardhmja e Bayern janë pikërisht Kimmich dhe Musiala. Klubi gjithashtu e ka bindur mesfushorin, se investimet në verën e vitit 2025 do të jenë të klasit botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *