Kastriot Rexha: Viktoria Plzen ende është favorit për të kaluar tutje, barazimi shton shpresat te Drita

Drita arriti një rezultat mjaft pozitiv dje në Conference League ndaj Viktoria Plzen.
Skuadra nga Gjilani arriti që në udhëtim në stadiumin “Doosan Arena” të barazoi me rezultat 0-0.
Ish lojtari i kësaj skuadre, Kastriot Rexha në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘ e cilësoi akoma skuadrën çeke si favorite për të kaluar tutje, megjithatë thotë se barazimi në udhëtim i shton shpresat e Dritës për të kaluar tutje në raundin tjetër.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë kjo e Dritës në udhëtim ndaj Viktoria Plzen me një barazim që me të vërtetë është shumë i favorshëm për ndeshjen e kthimit. Drita në këtë ndeshje kishte synim që të marr këtë rezultat edhe ia doli. Sa i përket ndeshjes kthyese do të jetë edhe më e vështirë se kjo në udhëtim. Do të jetë shumë i vështirë kalimi tutje dhe nuk pres kalimin tutje, mirëpo kur mori barazim në udhtim nuk do të thotë që është i pamundur edhe kalimi. Shpresojmë ta kenë fatin sikur në këtë ndeshje dhe në ndeshjen e ardhme ta siguroj kalimin në fazën tjetër“, tha Rexha për ‘GazetaBlic Sport’.