Kampionati Botëror i Klubeve sjell një risi për arbitrat dhe teknologjinë VAR

Ndeshjet e Kampionatit Botëror të Klubeve do të ndryshojnë ndjeshëm nga të tjerat dhe do të sjellin një ndryshim të ri në seksionin e arbitrave. Përkatësisht, Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB) urdhëroi të gjithë gjyqtarët që të shpjegojnë vendimet e tyre përmes analizës video.
Do të jetë një provë për të informuar tifozët për korrektësinë e vendimit.
Gjyqtari do të shpallë publikisht vendimin përfundimtar, por publiku nuk do të mund të dëgjojë komunikimin e tij me gjyqtarët përgjegjës për teknologjinë VAR.
Sipas IFAB, diçka e tillë do të shtrihej edhe në garat e tjera të FIFA-s nëse do të rezultojë e suksesshme në Kupën e Botës për Klube në Marok.
Kjo garë do të zhvillohet nga data 1 shkurt deri më 11 shkurt.