Ka marrëveshje me Realin, PSG po tenton t’i rrëmbejë Alexander-Arnoldin gjigantit spanjoll

Paris Saint-Germain thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, sipas Fichajes.

Mbrojtësi i djathtë anglez është lidhur me një kalim te Real Madrid, por PSG tani po përpiqet ta bindë atë të zgjedhë të transferohet në Ligue 1.

Përkundër se mediat e ndryshme në Spanjë dhe Angli kanë raportuar se Alexander-Arnold ka një marrëveshje me Realin, PSG po tenton që të ndërhyjë për ta transferuar atë.

Interesi i papritur i PSG ka shtuar presionin në situatë. Klubi francez po bën një lëvizje të vonuar, duke shpresuar të sigurojë një mbrojtës të cilësisë së lartë falas.

Kjo ka krijuar tension mes dy gjigantëve që edhe ashtu kishte për rastin e Kylian Mbappes.

Parisienët synojnë që t’i shkaktojnë probleme Realit dhe me transferimin e Alexander-Arnold do ta nxjerrin në shitje Achraf Hakimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *