Juventusi sonte kërkon të hakmirret ndaj Milanit për humbjen në Superkupë

Java e 21-të e Serie A, sjell një nga derbit më interesant në futbollin italian.

Juventusi do të jetë nikoqire e Milanit, ndeshje e cila zhvillohet në ”Allianz Stadium”, më fillim nga ora 18:00.

Bardhezinjtë të cilët ende nuk e kanë shijuar humbjen në kampionat, do të kërkojnë të hakmerren ndaj kuqezinjëve për disfatën që pësuan dy javë më parë në Superkupën e Italisë.

Milani mposhti me përmbysje Juventusin në gjysëmfinale, ndërsa në të njëjtën mënyrë shënuan fitore edhe ndaj Interit në finale, duke fituar trofeun e Superkupës.

Juventusi renditet në vendin e parë me 34 pikë, tre më shumë se kuqezinjët që ndodhen në vendin e shtatë.

Formacionet zyratre:

Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Cambiaso, Gatti, Kalulu, Mckennie; Locatelli, Thuram;Yildiz, Koopmeiners, Mbangula; Gonzalez.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Emerson Royal, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Bennacer, Fofana; Musah, Rejnders, Leao; Abraham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *