Juventusi nis sot bisedimet me yllin brazilian

Përfaqësuesit e Juventusit kanë udhetuar sot në Portugali për të nisur bisedimet me Porton për Galenon.
Agjenti i lojtarit, Bertolucci është i hapur për një transferim të mundshëm të lojtarit në Serien A.
Klubi portugez e vlerëson çmimin e tij në 40 milionë euro. Driblimi dhe shpejtësia janë cilësitë e tij më të mira, të njëjtat që Juventusi kërkon.
Ky interesim i Juventusit vjen pasi dështoi të marrë Adeyemin nga Dortmundi.
Braziliani i lindur në vitin 1997 ka kontratë deri në qershor 2028 me Porton, me të cilin ka shënuar 35 gola në 123 paraqitje.