Juventusi e nis me fitore bindëse epokën e re të Championsit

Skuadra e Juventusit e ka fituar thellë ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Ekipi italian mposhti të martën mbrëma PSV Eindhovenin me rezultatin 3:1.

Ndeshja e parë e fazës së ligës në mes të Juventusit dhe PSV-së u zhvillua në stadiumin “Allianz Stadium” të Torinos. Pra, Juventusi fitoi tre pikët e parë të edicionit 2024/2025 të Championsit.

Kenan Yildiz shënoi golin e parë në minutën e 21-të, kurse gjashtë minuta më vonë Weston McKennie realizoi për 2:0. Juventusi shënoi edhe një gol në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52-të. Golin për 3:0 e shënoi Nicolas Gonzalez, derisa golin e nderit për holandezët e shënoi Ismael Saibari në minutën e 93-të.

Juventusi e luan më 2 tetor ndeshjen e dytë në udhëtim ndaj Leipzigut, kurse PSV-ja e pret Sporting Lisbonën më 1 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *