Juventus synon transferimin e Osimhen për ta përforcuar sulmin

Juventusi ka ide të qarta se si do ta zëvendësojnë Dusan Vlahovic verën e ardhshme, pasi Victor Osimhen është objektivi i tyre kryesor. 

Vlahovic sapo ka kompletuar ciklin prej tri vitesh tek ‘Bianconerët’ dhe nuk pritet që të vazhdojë të jetë pjesë e tyre përtej gjashtë muajve të ardhshëm. 

Kjo pasi drejtuesit e klubit kanë refuzuar kërkesën e tij për rritje të pagës për shkak të formës së dobët. 

Me kontratën e tij që skadon në 2026, Juventusi do të ishte i etur që ta shesë në verë dhe jo ta humbasin si lojtar të lirë. 

Sipas një raportimi nga GdS, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, është një fans i madh i Osimhen, me të cilin kanë punuar së bashku tek Napoli në 2020. 

Juventusi shpreson që raportet e mira të Giuntolit dhe nigerianit t’i shfrytëzojë për ta bindur atë t’i refuzojë ofertat nga klubet tjera. 

Preferenca e Juventusit është që Osimhen të transferohet në Turin gjatë verës, pas përfundimit të huazimit të tij tek Galatasaray.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *