Jurgen Klopp flet për herë të parë për punën e re: Roli im ka ndryshuar, por pasioni për futbollin asnjëherë!

Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Borusia Dortmundit, Jurgen Klopp ka folur për herë të parë për punën e re te kompania e Red Bullit.
Klopp është bërë me punë të re dhe qysh nga muaji janar i viti 2025 do jetë drejtor futbolli te Red Bull, te skuadrat: RB Leipzig, RB Salzburg.
Për Bild.de, Klopp ka folur për herë të parë, duke thënë se do të jetë në dispozicion t’i ndihmojë talentët dhe shumë gjëra tjera.
“Roli im ka ndryshuar, por pasioni për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë futbollin nuk ka ndryshuar. Duke iu bashkua Red Bullit në një shkallë globale, unë dua të zhvilloj, përmirësoj dhe mbështes talentët e jashtëzakonshëm të futbollit që janë në dispozicion.
“Ka shumë mënyra se sa do ta bëjë këtë, duke shfrytëzuar njohuritë e mia dhe përvojën e Red Bullit”, u shpreh Klopp
Klopp dha dorëheqje nga Liverpooli gjatë verës, pasi kaloi nëntë vjet te “The Reds”, duke fituar tituj të rëndësishëm si Premier League dhe Liga e Kampionëve.