Jurgen Klopp dëshiron ta sjellë në Liverpool një futbollist shqiptar

Jurgen Klopp, menaxher i Liverpoolit, dëshiron të sjellë në “Anfield” futbollistin shqiptar të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas”, shkruajnë mediat turke.
Elmas nuk ka minuta të qëndrueshme këtë sezon te Napoli, i cili luan ndoshta futbollin më të mirë në Europë dhe ku ka shumë konkurrencë. Në 20 paraqitje shënoi 670 minuta, por rastet i shfrytëzoi shumë kur ishte në fushë. Në fund të pjesës së parë të sezonit, ai luajti mirë kur Kwicha Kvaratskelia nuk ishte në skuadër. Si anësor i majtë në tre ndeshje kundër Atalantës, Empolit dhe Udineses ai shënoi dy gola dhe regjistroi një asistim. Jurgen Klopp ka pasur mundësinë ta shikojë kundër skuadrës së tij në Champions League dhe thuhet se në një bisedë telefonike i ka shpjeguar Elmasit se çfarë roli e sheh në Anfield. Elmas ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2025. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij është 23 milionë
euro.
