Jo vetëm Renato Veiga – Juventusi po synon edhe një tjetër transferim nga Chelsea

Pasi kompletuan transferimin e Renato Veigas, Juventusi tani është në bisedime me Chelsean edhe për huazimin e mesfushorit Carney Chukwuemeka. 

Veiga mbërriti në Itali të dielën dhe iu nënshtrua testeve mjekësore gjatë ditës së hënë, duke kompletuar transferimin tek ‘Zonja e Vjetër’ si huazim për gjashtë muaj. 

Ani pse Juventusi do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit, paga e tij do të mbulohet nga Chelsea. 

Sipas disa burimeve të ndryshme dhe ekspertit Fabrizio Romano, kjo me gjasë nuk do të jetë fundi i negociatave mes dy klubeve. 

Juventusi ka pyetur po ashtu edhe për shërbimet e Chukwuemekas, mesfushorit 21-vjeçar i cili ishte lidhur me një kalim në Serie A edhe gjatë verës së 2024. 

Ofertat për të nuk mungojnë, pasi klube si Borussia Dortmund, Milan, Lazio dhe Napoli po e monitorojnë situatën e tij. 

Chelsea kishte paguar 18 milionë euro për transferimin e Chukwuemekas nga Aston Villa në verën e 2022, por ai u paraqit në vetëm pesë ndeshje këtë sezon për një total prej 130 minutash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *