“Jemi të zemëruar”, Allegri: Luajtëm me marshin e parë…

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim (1-1) në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Skuadra e Max Allegrit ishte shumë pranë fitores, por në fundin e ndeshjes Interi barazoi falë një penalltie që u shkaktua nga Bremer dhe u kthye në gol nga Romelu Lukaku.
Pas ndeshjes, Allegri u shfaq i mërzitur për barazimin e pësuar në minutën e 95′. “Djemtë janë shumë të zemëruar për këtë barazim, por duhet ta pranojmë për gabimet që bëmë. Ishim shumë të ngadaltë në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë ushtruam më shumë presion dhe bëmë mirë“. Numri një i pankinës së bardhezinjve komentoi edhe sherrin në fundin e ndeshjes. Lukaku festoi përpara tifozëve vendas.
Cuadrado reagoi, goditi Handanovic me grusht, ndërkohë që arbitri kryesor u tregoi të kuqin tre protagonistëve.
“Nuk di asgjë, ndeshja kishte mbaruar dhe unë kisha hyrë brenda. Asgjë e madhe, vetëm pak konfuzion në fund të një ndeshjeje të ekuilibruar. Interi vinte nga një periudhë e vështirë, por mbetet Interi. Ata e dëshmuan më së mirë në këtë sfidë“.
Ndeshja e dytë që do të vendosë skuadrën finaliste, do të zhvillohet me 26 prill dhe do të transmetohet live në SuperSport.
Lojtës Videosh