Java e 21-të në Superligë, Ballkani e pret në shtëpi skuadrën nga vendi i fundit në tabelë

Sot nis java e 21-të në elitën e futbollit kosovar dhe në program është vetëm një ndeshje.

Skuadra e Ballkanit e pret në shtëpi Feronikelin ’74.

Ndeshja luhet në stadiumin me bari sintetik në Suharekë nga ora 13:00.

Kampioni aktual i Superligës ka 36 pikë dhe i duhet patjetër fitore për të qëndruar mbrapa liderit (Dritës) dhe në luftë për titull.

Kurse, Feronikeli ’74 ka vetëm 10 pikë në 20 xhiro dhe gjendet në pozitën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *