“Jam në formë fantastike”, Albion Rrahmani para ndeshjeve të UEFA Nations: Shpresoj të më jepet mundësia

Kombëtarja e Kosovës të premtën fillon aventurën e saj në UEFA Nations League dhe si kundërshtar në “Fadil Vokrri” do ta ketë Rumaninë.

Albion Rrahmani i cili bëri një lëvizje të befasishme gjatë merkatos së verës, duke u transferuar në Sparta Pragë gëzon një formë fantastike dhe shpreson që këtë gjë ta bëjë edhe te “Dardanët”.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FFK-së, Rrahmani tha se shpreson të luaj në këto dy ndeshje të shtatorit, që formën e tij ta tregojë edhe te Kosova.

“Shpresoj shumë që të më jepet mundësia për të luajtur. Kam një formë të mirë dhe këtë dua ta bëjë edhe te Kosova.

Rrahmani foli gjithashtu edhe për transferimin e tij në Sparta Pragë.

“E kam pritur jashtëzakonisht mirë duke ditur se kam shënuar dhe asistuar në dy ndeshjet e para dhe po shpresoj që të mos ndalem dhe të ndihmojë ekipin drejt objektivave dhe pse jo të fitojmë edhe titullin kampion i cili është objektivi ynë”, u shpreh sulmuesi kosovar.

Kujtojmë që Kosova të premten zhvillon ndeshjen e parë ndaj Rumanisë, kurse pas tri ditësh udhëton në Qipro, për t’u ndeshur me Kombëtaren qipriote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *