May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 9, 2025

Ismajl Ajeti rizgjedhet kryetar i LRFP-së

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor, ku Ismajl Ajeti mori besimin unanim të 23 delegatëve të pranishëm në Kuvend nga 25 në total, për një mandat të ri në krye të kësaj LRF-je.

Bordi i ri i përzgjedhur në këtë Kuvend është në përbërje të: Fatmir Berisha, Dardan Abazi, Isak Smajli, Agim Hasani dhe Ergyn Janovali.

Ajeti, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë për mandatin katërvjeçar, u zotua se do të vazhdojë të mbështesë dhe të jetë në shërbim të klubeve dhe shkollave të futbollit në kryeqytet.

Ndërkaq, punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi. Ai në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se “e urova kryetarin Ajeti për rizgjedhjen në këtë pozitë me vota unanime, teksa i përgëzova delegatët e LRFP-së për kompaktësinë dhe unitetin për punën e përbashkët për zhvillimin e futbollit. Përkushtimi ynë për reforma, përmirësim të kushteve të infrastrukturës si dhe për edukimin e kuadrove të reja të futbollit në çdo cep të vendit do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *