Ish-trajneri i Real Madridit akuzon Viniciusin: Ai bën gjëra që nuk duhet

Ish-trajneri i Real Madridit, Vanderlei Luxemburgo, ka folur në një intervistë së fundmi.

Luxemburgo, në një intervistë për Benjamin Back-un ka kritikuar bashkëvendësin e tij, Vinicius Jr, duke e cilësuar si provokator.

“Unë mendoj se ai provokon shumë atë persekutim, duke bërë gjëra që nuk duhet”.

Duke vazhduar me qëndrimin e Vinicius Jr, Vanderlei Luxemburgo beson se nuk bëhet fjalë për racizëm, diçka për të cilën Viniciusi është referuar në shumë raste dhe se nga vendlindja e tij ka gjetur mbështetje pas shumë fyerjeve të marra nga fusha të ndryshme në Spanjë:

 “Nuk ka të bëjë fare me racizmin. Racizmi në futboll trajtohet në një mënyrë shumë të ndryshme”, u shpreh Luxemburgo.

Luxemburgo, kujtojmë se ka qenë trajner i Real Madridit në sezonin 2004-2005 ku nuk fitoi asgjë gjatë periudhës së tij te “Galaktikët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *