Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë për Zhegrovën: Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mbrëmë bëri për vete të gjithë adhuruesitë e futbollit.
Zhegrova bëri një super paraqitje në fitoren e Lille-t ndaj Real Madridit në UEFA Champions League.
Valdet Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka thur lavdata për lojtarin “dardan”.
“Është kënaqësi për të shikuar ty duke luajtur futboll”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale
Kujtojmë se Valdet Rama është një nga lojtarët e parë shqiptar që ka luajtur në La Liga. Ai është përballur kundër emra të mëdhenj të futbollit, si Lionel Messi.