Ipswichi dorëzohet për Brojën, nisin bisedimet me një sulmues tjetër

Transferimi i Armando Brojës në Ipswich Town duket se tashmë ka dështuar edhe zyrtarisht.

Lajmet e fundit nga Anglia thonë se tashmë skuadra e sapo inkuadrua në Premier League ka nisur bisedimet me një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për lojtarin Lyle Foster, i cili mund të transferohet te Ipswich për 25 milionë funta, 10 milionë më lirë se Armando Broja (35 milionë funta).

Armando Broja dështoi në testet mjekësore te klubi anglez, pas një problemi në kyçin e këmbës. Tashmë sulmuesi “kuqezi” pritet të gjejë një klub të ri gjatë merkatos së verës e cila mbyllet për pak ditë.

Për Brojën ka shumë skuadra të interesuara, por lëndimi i shfaqur në teste mjekësore mund ta lë lojtarin “kuqezi” pa të ardhme momentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *