Interi vazhdon ndjekjen ndaj Napolit, fiton ndaj Empolit

Interi i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Pas barazimit 4-4 me Juventusin në fundjavë, zikaltërit shënuan fitore në udhëtim ndaj Emopolit, me rezultat 0-3.
Davide Frattesi shënoi dy gola në minutat 50’ dhe 67’, ndërsa golin e tretë e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 79-të.
Me këtë fitore, Interi renditet në vendin e dytë me 21 pikë, katër më pak se lideri, Napoli.
Në anën tjetër, Empoli renditet në vendin e 11-të, me 11 pikë.