Interi “pushton” Romën, fitore minimale në “Olimpico”
Interi mposhti Romën me rezultatin 0-1 në supersfidën e javës së shtatë në Serie A, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi jashtë fushe kundër kryeqytetasve dhe duke rikthyer kryesimin e tabelës.
Derbi në “Olimpico” nisi në favor të mysafirëve. Pas vetëm 6 minutash, përforcimi i verës nga Parma, Ange-Yoan Boni, shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së Romës dhe kaloi i vetëm drejt portierit Svilar, duke shënuar një gol rutinor dhe duke i dhënë Interit epërsinë 0-1.
Roma, e njohur si “Vajza Ujk”, tentoi të reagojë gjatë pjesës së parë, por nuk arriti të depërtonte në mbrojtjen mysafire. Në pjesën e dytë, nga minuta e 51 deri në të 59-ën, vendasit humbën disa raste të shkëlqyera për të barazuar rezultatin. Dybala provoi nga e majta dhe me goditje të saktë dënimi, por Sommer tregoi siguri në portë. Po ashtu, Celik dhe Dovbik humbën mundësi premtuese për të shënuar.
Pas kësaj periudhe presioni, Interi mori kontrollin e topit dhe mbajti iniciativën deri në fund, duke siguruar tre pikët e arta dhe rikthimin e kryesimit në Serie A, me 15 pikë, po aq sa Roma dhe Napoli, por me golavarazh më të mirë.
Me këtë fitore, Interi vazhdon të tregojë forcën e tij jashtë fushe dhe vendos një precedent të qartë në ndeshjet e mëdha kundër Romës, ku mysafirët kanë marrë gjithmonë tre pikët në periudhën e fundit.
