May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 13, 2025

Interi ndal Haalandin dhe Manchester Cityn në ndeshjen e parë të Champions League

Interi zhvilloi një paraqitje mbrojtëse mbresëlënëse dhe arriti të sigurojë një barazim pa gola (0-0) ndaj kampionëve aktualë të Evropës, Manchester City, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të UEFA Champions League. Kjo sfidë ishte një përsëritje e finales së 2023-s, ku Interi demonstroi një disiplinë të jashtëzakonshme taktike, duke frenuar sulmuesin kryesor të Cityt, Erling Haaland.

Në pjesën e parë, Interi tregoi ambicie sulmuese, duke krijuar dy raste të rrezikshme me Darmian dhe Carlos Augusto, por Ederson, portieri i Cityt, ishte në formë të lartë dhe e mbajti portën e paprekur. Nga ana tjetër, City kërcënoi me disa tentativa nga Haaland, De Bruyne dhe Bernardo Silva, por asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.

Pjesa e dytë pa një City më aktiv, por mbrojtja e hekurt e Interit vazhdoi të jetë solide. Ilkay Gundogan pati rastin më të mirë për t’i dhënë Cityt fitoren, kur goditi me kokë pak para fundit të ndeshjes, por topi nuk gjeti rrjetën.

Celtic shënoi një fitore mbresëlënëse 5-1 ndaj Slovan Bratislavës, duke e dominuar tërësisht skuadrën sllovake. Celtis kaluan në epërsi që në minutën e 17-të përmes Scales, ndërsa në pjesën e dytë dy gola të shpejtë nga Furuhashi dhe Angels i çuan drejt fitores. Maeda dhe Ida shtuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa Slovan ngushtoi diferencën përmes Wimmer.

Borussia Dortmund triumfoi 3-0 ndaj Club Brugge në Belgjikë. Dy golat e parë i realizoi sulmuesi i ri Bino-Gitens në minutën e 76-të dhe 86-të, ndërsa golin e tretë e realizoi Girassy nga penalltia.

Paris Saint Germain realizoi fitore të vështirë në shtëpi ndaj Gironës, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Mendes, në minutën e 90-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *