February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Interi mposht Napolin, rihapet gara për titull

Asgjë nuk ka përfunduar ende në Serie A! Interi ka shënuar fitore në “Guiseppe Meazza” në duel me Napolin, me rezultat 1-0, në një ndeshje ku Amir Rrahmani ishte titullar.

Federico Dimarco në minutën e 56-të të ndeshjes gjeti në mënyrë fantastike Edin Dzekon, i cili me golin e tretë në katër ndeshjet e fundit të Interit solli një avantazh, i cili më pas rezultoi i paarritshëm për mysafirët. Napoli kishte më shumë posedim dhe gjuajtje në portë, por përfundoi duke e pësuar humbjen e parë të sezonit.

Napolitanët mbeten kryesuesit e tabelës me 41 pikë, pesë pikë përpara kampionit aktual Milan, i ndjekur nga Juventusi me 34 dhe tashmë Interi në vendin e katërt me 33 pikë.

SERIA A
Inter – Napoli 1:0
Udinese – Empoli 1:1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *