Inter kërkon 20 milionë euro për Skriniar, PSG dëshiron ta transferojë falas në janar!

Lamtumira e Milan Skriniar me Interin tashmë është e sigurt, mbetet për t’u vendosur vetëm koha.
Dhe pas fjalëve të ashpra të agjentit, sllovaku mund të mos e mbyllë sezonin me Nerazzurrët: klubi, pasi hoqi dorë nga tarifa e verës prej 50 milionësh, tani kërkon të paktën 20 milionë për të shitur sllovakun gjashtë muaj përpara afatit.
Një shifër e konsideruar jashtë merkatos nga PSG, e cila mban marrëveshjen me lojtarin në funksion të qershorit, i cili preferon të presë fundin e sezonit dhe të marrë mbrojtësin për zero euro.
Sipas gazzetta.it, prioriteti i parisienëve për momentin është sulmuesi që mund të zëvendësojë Sarabian, i cili u shit te Wolverhampton pak ditë më parë