Inter dhe Juventus reagojnë për thirrjet raciste ndaj Romelu Lukakut
Inter dhe Juventus kanë reaguar për rastin e racizmit me Lukakun.
Sulmuesi belg ishte shënjestër e ofendimeve raciste nga tifozët vendas, në ndeshjen me Neruazzurët, e cila përfundoi në barazim (1-1).
“Ne jemi vëllezër dhe motra të botës. Që nga 9 marsi 1908, kjo është historia jonë. Duam të ritheksojmë me vendosmëri se jemi të bashkuar kundër racizmit apo çdo forme tjetër diskriminimi”, ka shkruar Interi, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, të njëjtin mjet që përdor Juventusi për atë që ndodhi.
“Juventusi, si gjithmonë, po bashkëpunon me policinë për të identifikuar përgjegjësit për gjestet dhe britmat raciste që ndodhën mbrëmë”.
Kujtojmë se kur Lukaku shënoi golin e barazimit për Interin, në 90+4′, nga një penallti, sulmuesi urdhëroi tifozët e Juventusit të heshtin, pasi përfundoi duke parë kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë kartonin e kuq, që e mban jashtë. në ndeshjen e dytë në Giuseppe Meazza.
