Infantino e Çeferin në mbështetje të plotë të FFK-së

Kohëve të fundit FFK po has në pengesa sa i përket licencimit nga Ministria e Sportit, megjithatë pjesëmarrja e zv/ministres Daulina Osmani në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022”, e sidomos letrat mbështetëse për FFK-në dhe për këtë event nga i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe i pari i UEFA-s, Aleksandër Çeferin dëshmojnë se shtëpia e futbollit kosovar dhe presidenti i saj, Agim Ademi, janë në rrugën e duhur. Madje, Infantino shkresën në drejtim të FFK-së e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Instagram. Ai ka thënë se e mbështet fortë FFK-në dhe gjithmonë do të jetë krah i saj.


Më poshtë mund të shihni letrat e Infantinos dhe atë të Çeferinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *