Igli Tare e do një shqiptar te Milani, nis sot bisedimet për mesfushorin Jashari

Skuadra e Milanit është në kërkim të një mesfushori, pas largimit të Reijndersit drejt Manchester Citytit.
Blick raporton se Igli Tare, drejtor shqiptar i klubit italian pritet t’i fillojë bisedimet sot me Club Brugge për Ardon Jasharin.
Një ofertë prej 35 milionë eurove po bëhet gati për mesfushorin shqiptar që luan te Kombëtarja e Zvicrës.
Jashari ka kontratë me kampionin belg deri në vitin 2029, por ai pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar.
22-vjeçari ka oferta të tjera në tavolinë, por sigurisht që Milani shihet si favorit, pasi i është premtuar edhe vendi startues.