Idrizi: Ende nuk ka përfunduar asgjë

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, nuk është dorëzuar në garën për mbijetesë.

Idrizi ka thënë se ende nuk ka përfunduar asgjë në garën për mbijetesë.

“Mungesat ndikuan shumë në këtë ndeshje. U përgatitëm gjatë gjityhë javës për të goditur me kundërsulme kundërshtarin. Patëm disa gjysmëraste të cilat nuk i shfrytëzuam, ndërsa pësuam gol, i cili ka mundur të evitohet. Ende nuk ka përfunduar asgjë. Janë edhe dy ndeshje dhe do të mundohemi të marrim maksimumin. Në ndeshjen ndaj Dukagjinit do të shkojmë pa kalkulime dhe vetëm për fitore. Do të jetë e vështirë, por presim kthimin e Ahmet Halitit që të jemi më të kompletuar në fazën defensive, pasi për Ardian Mujën kampionati ka përfunduar. Por, të paktën të jemi më të kompletuar për sot për të luftuar deri në fund për mbijetesë”, ka thënë Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *