Humbja ndaj Bayernit, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin – një emër i madh flitet si zëvendësues?

Skuadra e Dinamo Zagreb, ka shkarkuar trajnerin, Sergej Jakiroviq dhe kjo vjen pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munchenit me rezultatin 9:2 në UEFA Champions League.
Mediat kroate raportojnë se 47-vjeçari është shkarkuar nga pozita e trajnerit dhe tashmë kanë filluar punët për një zëvendësues të tij.
Siç raportohet, një emër i madh është në radarin e klubit ku luan Arbër Hoxha.
Bëhet fjalë për Niko Kovaçin, i cili është i papunë që nga largimi prej Wolfsburgut.
Megjithatë te Niko-ja është vetëm një problem, ai është i shtrenjtë dhe synimin e ka një klub më të madh europian.
Por, mbetët të shihet se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Dinamo Zagrebit.