Historike/ Maroko luan ‘tenis’ me Egjiptin, fiton medaljen e parë në Lojërat Olimpike

Maroko e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike.
Kombëtarja marokene në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Egjiptin, me rezultat të thellë 6-0.
Abde Ezzalzouli hapi serinë e golave në minutën e 23-të, derisa tre minuta më vonë Soufiane Rahimi dyfishoi rezultatin.
Bilal El Khannouss shëni golin e tretë në minutën e 51-të, duke vulosur fitoren e Marokos.
Në minutën e 64-të, Rahimi shënoi golin e dytë personal, kurse Akram Nakach u përkujdes për golin e pestë.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Achraf Hakimi në minutën e 87-të, i cili e dërgoi toin në rrjetë nga gjuajtja e lirë, në një largësi prej më shumë se 30 metra.
Maroko ka hyrë në histori, duke fituar medlajen e parë në Lojërat Olimpike.