Historike: Bayer Leverkuseni e Granit Xhaka kampionë të Gjermanisë

Me paraqitje plot shkëlqim dhe fitore shumë të thellë, Bayer Leverkuseni ka siguruar suksesin historik – titullin e kampionit të Gjermanisë.

Granit Xhaka ka madhështuar festën me supergol.

Leverkuseni fitoi 4:0 ndaj Ëerder Bremenit, të dielën, dhe fitoi titullin e parë në histori. Klubi i njohur gjerman është themeluar 119 vjet më parë. Titullin historik e ka siguruar pesë xhiro para fundit. Ishte ndeshja e 43-të rresht pa humbje e Bayer Leverkusenit.

Xhaka ka luajtur në 41 prej këtyre ndeshjeve. Është pushuar në dy të tjera. Pra nuk ka humbur asnjëherë ndeshje zyrtare prej se iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali.

Dhe edicionin fantastik e ka kurorëzuar me supergol. Ndaj Ëerderit shënoi pas një ore lojë për rezultatin 2:0. Realizoi me goditje mjeshtërore.

Victor Boniface shënoi golin e parë, ndërsa prej minutës së 68-të deri në minutën e 90-të “hat-trick” realizoi Florian Wirtz.

Fusha u pushtua nga tifozët ende pa u dhënë shenja e fundit e gjyqtarit. Festa e madhe filloi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *