Halilhodzic nuk i fal marokenët

Trajneri nga Bosnja dhe Hercegovina, Vahid Halilhodzic, ka folur për herë të parë për vendimin e Federatës së Futbollit të Marokut, për shkarkimin e tij një muaj para fillimit të Botërorit.
Me Marokun ai fitoi një vend në Botërorin e Katarit, por për shkak të një konflikti me yjet e ekipit u zëvendësua nga Walid Regraghi, i cili udhëhoqi kombëtaren afrikane në vendin e katërt në Kupën e Botës.
Regraghi e falënderoi Halilhoxhiqin i cili hodhi themelet e këtij ekipi.
Megjithatë, këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim për Halilhoxhiqin.
“Ju e dini që nuk kam komentuar fare për Marokun. Më thirrën gazetarë nga Maroku, nga rajoni… por e kisha të vështirë të them diçka. Dhe këto fjalë nuk mund të më pakësojnë hidhërimin, sepse e humba turneun. Ma hoqën krenarinë, nuk mund t’i harroj e as t’i fal. Kjo supozohej të ishte lamtumira ime për karrierën si trajner. Kjo është gjithçka që mund të them për këtë temë”, tha Halilhodzic për ‘Tportal’.