Haaland rrëzohet në stërvitjen e fundit, në rrjetet sociale bëhet shaka se vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet

Erling Haaland kishte një moment që i frikësoi anglezët gjatë stërvitjes, kur u pengua për tu rrëzuar në fushë.

Nerazzurrët e dinë se njeriu kryesor i Man Cityt është Erling Haaland, qendërsulmuesi që ka shënuar 52 gola në 52 ndeshje këtë sezon për klubin e tij.

Kjo përfshin 12 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve, megjithëse pesë prej tyre ishin në një ndeshje kundër RB Leipzig.

Ai në stërvitjen e fundit është penguar nga shishet me ujë dhe është rrëzua, ndërsa me shaka në rrjetet sociale është shkruar, se vetëm kështu mund të ndalet Haaland.

https://twitter.com/TNTSportsAR/status/1667323038163955714?s=20

Francesco Acerbi do të jetë njeriu që do ta ruajë Haalandin dhe atij iu dha një rrjetë fluturash nga tifozët e Interit, si mënyrë shakaje për të kryer detyrën. Por puna do të jetë pak më delikat se kaq.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Ataturk dhe fillon në ora 21:00./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *