Haaland: Mos më krahasoni me Mbappe, unë jam unikhedh poshtë krahasimet me

Futbolli ka qenë gjithmonë i nxitur nga rivalitetet historike të cilat, në mënyrë ciklike kanë diktuar kohë dhe situata. Krahasimet, ndonjëherë edhe të rrezikshme, shpesh janë kthyer në arsye për diskutime të pafundme dhe të pazgjidhura, që përfshijnë kampionët kryesorë. Edhe Botërori i fundit në Katar u bë burimi i përballjes së përjetshme mes Diego Armando Maradonës dhe Lionel Messit, e zgjidhur nga ky i fundit me fitoren e trofeut.

Krahasimet e tjera qëndrojnë në fuqi dhe i ndajnë turmat. Megjithatë, në mesin e të shumtëve ka edhe nga ata që i refuzojnë të gjitha këto, duke e konsideruar jo vetëm të tepërt, por edhe të dëmshëm krahasimin, si Erling Haaland. Fenomeni i Manchester City dhe i kombëtares së Norvegjisë ishte një nga mungesat e mëdha në Botërorin e Katarit.

Norvegjia nuk ishte në gjendje të mbështetej plotësisht te klasi i tij i jashtëzakonshëm dhe kështu ai duhej të dëshmonte si një spektator i thjeshtë veprat e të tjerëve, të kolegëve me të cilët ndan gjithnjë e më shumë faqet e para të futbollit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappè.

Norvegjezi foli pikërisht për këtë në një intervistë ekskluzive për “Vaiplay”, në të cilën hodhi dritë përfundimtare se si po e përjeton “rivalitetin” me sulmuesin francez të Paris Saint Germain, me të cilin përfaqëson brezin e ri të kampionëve të së tashmes dhe së ardhmes.

Pas ca kohësh, cikli i më shumë se një dekade se kush ishte më i mirë, më i fortë dhe më vendimtar mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit do të mbyllet. Dy kampionë që kanë magjepsur audiencën botërore, duke dalë me radhë në skenë, duke marrë dafinat, lavdërimet. Deri 18 dhjetorin e kaluar, kur “La Pulce” ngriti në qiell Kupën e Botës, trofeun e fundit të madh që mungonte në vitrinën e tij të artë.

Ky triumf për shumëkënd i dha fund përballjes së përjetshme, me avantazhin e tij përfundimtar karshi CR7. Megjithatë, një tjetër dualizëm shumë i ndezur mbetet, ai do të ndezë turmat e futbollit në vitet e ardhshme: kush është më i fortë mes Mbappè dhe Haaland?

Pothuajse në të njëjtën moshë, norvegjezi i lindur më 2000 dhe francezi më 1998, janë dy lojtarët që sot konsiderohen më të fortët nga të gjithë. Numrat po e dëshmojnë këtë dhe janë gati t’i ndajnë sërish të gjithë tifozët në dysh, mes atyre që favorizojnë sulmuesin e City dhe atyre që preferojnë atë të PSG-së.


Të gjithë, por jo Haaland, të cilit ky krahasim nuk i intereson: “Unë e konsideroj veten një lojtar unik”. Arroganca dhe mendjemadhësia? Larg, sepse sulmuesi me 178 gola në 218 ndeshje zyrtare e shpjegon këndvështrimin e tij në mënyrë perfekte, duke respektuar palët: “Thashë që më pëlqen të përballem me veten dhe të mos angazhohem drejtpërdrejt në këto krahasime, edhe pse e di që mediat i kanë bërë gjithmonë.

E kanë bërë me Ronaldon dhe Messin, të paktën në dhjetë vitet e fundit. Mendoj se ishte një gjë pozitive, pasi ata e shtynë njëri-tjetrin të bëheshin më të mirë. Sidomos kur ata luanin te Barcelona dhe Real Madridi, kundër njëri-tjetrit, Asokohe ishte rivaliteti i përsosur mes të dyve”.

Çfarë nuk i përshtatet atij në dualizmin që të gjithë kërkojnë me Mbappè dhe kështu kur bëhet pyetja e drejtpërdrejtë, përgjigja është po aq: “Për mendimin tim është një krahasim krejtësisht i gabuar, nuk është diçka për të cilën mendoj. Kush është më i miri? Është e pamundur ta them dhe nuk më ka pëlqyer kurrë ta krahasoj veten me të tjerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *