Gundogan tallet keq fare me Vinicius: Për mua nuk është provokator, ndoshta i pëlqen të shahet…

Ilkay Gundogan tashmë është përballur me Real Madridin si lojtar i Manchester City, por nuk do ta harrojë kurrë “El Clasico” e parë: “Do të jetë një ndeshje plot emocione. Të gjithë do të duhet të jemi më të qetë dhe më të duruar se kurrë. Duhet të kemi më shumë kontroll.

Në ndeshjet e fundit kemi bërë gabime të parëndësishme, që na kushtuan gola, të cilët mund t’i shmangnim. Unë nuk erdha këtu që të shkëlqej vetëm dhe të jem një superstar. Kam ardhur këtu për të ndihmuar ekipin të fitojë dhe të ndihmoj shokët e mi të përmirësohen”.

Më pas gjermani i jep një “grusht” të fortë Vinicius: “Disa mund t’i interpretojnë gjestet e tij si provokim, por për mua, sinqerisht, nuk janë të tilla. Natyrisht, ai tashmë e di që nëse i bën këto gjëra do të shahet. Ndoshta atij i pëlqen kështu (të shahet)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *